Abstract
Florentin Smarandache na ofron poezi të bukura, të frymëzuara dhe të shkarkuara nga zemra dhe shpirti. Autori shkruan një poezi reflektuese që shpaloset në disa shtresa medituese. Jehona e vargut të tij lind rezonanca të gjera dhe dërrmuese. Projektohen imazhe dhe tema përmes të cilave marrin formë ylberi lirika të reja, të artikuluara në përballje fjalësh që i bëjnë përshtypje të fortë poezisë dhe krijuesit të saj. Poezitë e mbretërimit të tij pasqyrojnë pikturën dhe kaligrafinë, dritën dhe hijen, një alkimi origjinale mes mendimit dhe tekstit, sepse poeti e mbart gjithmonë atë mister në tekst, duke rrjedhur si një ngjyrë fluide në faqen e kanavacës së mrekullueshme. (Përkthimi nga gjuha rumune: Baki Ymeri)